KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rockstar më në fund zbulon çmimin e video-lojës Grand Theft Auto 6

Rockstar më në fund zbulon çmimin e video-lojës Grand Theft Auto 6

Rockstar Games ka konfirmuar zyrtarisht çmimin e video-lojës së shumëpritur Grand Theft Auto VI.

Sipas njoftimit, edicioni standard i video-lojës do të kushtojë 79.99 dollarë, ndërsa edicioni “Ultimate” do të kushtojë 99.99 dollarë.

Para-porositë për video-lojën do të hapen më 25 qershor në mesnatë (sipas kohës lokale) për platforma si PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S. Video-loja është planifikuar të publikohet më 19 nëntor 2026.

Edicioni standard i lojës do të jetë në formatin digjital dhe fizik, por kutia fizike nuk do të përmbajë disk – vetëm një kod shkarkimi.

Ndërkohë, blerësit që porosisin paraprakisht do të marrin bonuse në lojë, përfshirë paketa ekskluzive me automjete, armë dhe veshje.

Edicioni “Ultimate” do të ofrojë përmbajtje shtesë premium që lidhet me historinë e personazheve kryesore të lojës.

GTA VI konsiderohet një nga publikimet më të mëdha në historinë e industrisë së videolojërave dhe pritet me interes të madh nga lojtarët në mbarë botën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.