KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Robinho Jr debuton në Serie A, vazhdon historia e babait të tij

Robinho Jr debuton në Serie A, vazhdon historia e babait të tij

Historia e familjes Robinho vazhdon në futbollin italian. Robinho Jr, djali i ish-sulmuesit të Milanit dhe kombëtares së Brazilit, debutoi në Serie A me fanellën e Genoas.

18-vjeçari u aktivizua nga trajneri Daniele De Rossi në minutën e 82-të të ndeshjes ndaj Romës, duke zëvendësuar Messiasin, kur Genoa ishte në disavantazh prej dy golash.

Robinho Jr, emri i plotë i të cilit është Robson de Souza Junior, është transferuar te Genoa nga Santos në formë huazimi, me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro.

Kështu, talenti brazilian nis aventurën e tij në elitën e futbollit italian, duke ndjekur gjurmët e babait, i cili luajti për Milanin nga viti 2010 deri në vitin 2014. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.