KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rizvanolli për KEK-un: Po bëhen investime që nuk janë bërë kurrë

Rizvanolli për KEK-un: Po bëhen investime që nuk janë bërë kurrë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë, duke iu kundërpërgjigjur kritikave për uljen e prodhimit dhe gjendjen e termocentraleve.

Ajo ka krahasuar prodhimin e KEK-ut gjatë qeverisjeve të kaluara me atë gjatë mandatit aktual, duke thënë se në vitet kur nuk ka pasur investime, prodhimi ka arritur në 5.8 teravat-orë.

Rizvanolli ka deklaruar se gjatë viteve 2023, 2025 dhe 2026 janë realizuar investime që, sipas saj, nuk janë bërë asnjëherë më parë.

“Ti fillove me titujt edhe me reduktimet, unë i kam përgjigjur pyetjeve për titujt dhe reduktimet. Tash po fol për prodhimet, a bën flasim për prodhimet. Në kohën kur keni qenë në qeverisje ju? Këto termocentralet kanë qenë nja gati 10 vjet më të reja sesa që janë tash, s'kanë qenë mirë as atëherë, prodhimi i KEK-ut ka qenë kështu: 5.2 teravat-orë, 5.1 teravat-orë. Ndërkohë, na edhe 5.5 teravat-orë. Ndërkohë, në kohën tonë, në vitet kur s'ka pasur investime, që na bën për herë të parë mbas 40 viteve që ka ekzistuar termocentrali Kosova B, prodhimi ka qenë 5.8 teravat-orë. Tashti, a ti mundesh me zgjedh një vit kur ka pasur investime dhe mundesh me treguar qysh kjo është rezultat edhe qysh kjo është ulje e prodhimit. Mirëpo kjo është thjesht me e njollosur faktet sepse ti kështu do. Mirëpo, duke u bërë shtetartë, puna e prodhimit në vitet 2023, 2025 dhe 2026 është bërë për shkak se po bëhen investime që s'janë bërë kurrë”, tha Rizvanolli./EO

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.