KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rivalët më të mëdhenj të Netanyahut bashkojnë forcat për ta rrëzuar nga pushteti

Rivalët më të mëdhenj të Netanyahut bashkojnë forcat për ta rrëzuar nga pushteti

Dy nga rivalët më të mëdhenj të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kanë njoftuar se po bashkojnë forcat për të rrëzuar qeverinë e tij të koalicionit.

Ish-kryeministrat, i krahut të djathtë Naftali Bennett dhe i qendrës Yair Lapid, lëshuan deklarata dielën duke njoftuar bashkimin e partive të tyre, Bennett 2026 dhe There is a Future.

Lapid, duke qëndruar përkrah Bennett në një konferencë të përbashkët për shtyp, tha: “Ne po qëndrojmë këtu së bashku për hir të fëmijëve tanë. Shteti i Izraelit duhet të ndryshojë drejtim”.

Bennett njoftoi se partia e re do të quhet “Together” dhe se ai do të jetë udhëheqësi i saj, shkruan skynews.

“Pas 30 vitesh është koha të ndahemi nga Netanyahu dhe të hapim një kapitull të ri për Izraelin”, deklaroi Benett.

Kandidatura e tyre do të fillojë në zgjedhjet e ardhshme që priten më vonë këtë vit.

Ndryshe, dyshja i ka bashkuar forcat edhe më parë, kur i dhanë fund mandatit 12-vjeçar të Netanyahut në zgjedhjet e vitit 2021.

Por ata formuan një koalicion me një shumicë që mbijetoi vetëm 18 muaj.

Netanyahu, kryeministri me mandatin më të gjatë në Izrael, u rikthye në pushtet kur fitoi zgjedhjet e nëntorit 2022.

Një vit më vonë, Lindja e Mesme u zhyt në trazira pas sulmit të Hamasit në vitin 2023 në Izraelin jugor.

Izraeli u kundërpërgjigj menjëherë dhe kreu sulme ajrore në Gaza.

Që atëherë, sondazhet kanë parashikuar se ai do të humbasë zgjedhjet e ardhshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.