Këngëtarja dhe aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, i është bashkuar kastit të komedi-dramës së re të Amazon MGM Studios, Honeymoon with Harry, ku do të luajë përkrah emrave të njohur si: Kevin Costner, Jake Gyllenhaal dhe Sarah Pidgeon.
Për momentin, ende nuk është bërë e ditur se cili do të jetë roli që do të interpretojë Ora në këtë projekt, shkruan Deadline.
Ky film shënon rikthimin e saj në bashkëpunim me Amazon, pasi më herët ajo ka luajtur përkrah Henry Cavill dhe Sterling K. Brown në filmin Voltron, me regji të Rawson Marshall Thurber, i cili pritet të dalë në kinema vitin e ardhshëm.
Foto: Rita Ora/Instagram
I bazuar në librin e Bart Baker, Honeymoon with Harry tregon historinë e një burri të ashpër dhe disi “të papërpunuar” (i luajtur nga Gyllenhaal), i cili përfundon duke ndarë një udhëtim që nuk e dëshiron me babain e fejuarës së tij (Pidgeon) – një figurë e vështirë, tepër mbrojtëse dhe e prerë (Costner) – pasi një ngjarje që ia ndryshon jetën u prish planet.
Në sfondin e një muaji mjalti në një ishull, dy burrat përplasen dhe grinden vazhdimisht, por gradualisht zbulojnë një lidhje të papritur mes tyre.
Filmi do të drejtohet nga Glenn Ficarra dhe John Requa, ndërsa skenari është shkruar nga Dan Fogelman. Mes producentëve janë vetë Fogelman, Mike Karz përmes Gulfstream Pictures, si dhe Jennifer Salke përmes kompanisë së saj të sapokrijuar Sullivan Street Productions. Ky projekt shënon filmin e parë të Salkes me Amazon MGM pas largimit të saj nga pozita si drejtuese e studios, si dhe debutimin e saj si producente.
Foto: Rita Ora/Instagram
Salke dhe Fogelman ribashkohen pas bashkëpunimeve të mëparshme, ndërsa ky film shënon edhe vazhdimësinë e bashkëpunimit të Ficarra dhe Requa me Fogelman, pas projekteve si Crazy, Stupid, Love, This Is Us dhe Paradise. Po ashtu, ky është edhe një ribashkim i Gulfstream Pictures me Amazon MGM, pas filmave të tyre Upgraded, Pretty Lethal dhe Goodbye Girl.
Rita Ora, e njohur si një nga yjet më të suksesshme të pop-it britanik që shpërtheu në fillim të viteve 2010 me hite si “R.I.P.” dhe “How We Do (Party)” nga albumi debutues Ora, pritet së shpejti të shfaqet edhe në projektin e Disney-t “Descendants: Wicked Wonderland”, ku rikthen rolin e saj si Queen of Hearts.
Në karrierën e saj si aktore, ajo numëron gjithashtu filmin aksion-triller “He Bled Neon” (që së fundmi pati premierën në SXSW), si dhe angazhimet në trologjinë “Fifty Shades of Grey”. Ora përfaqësohet nga shtëpitë diskografike Range Media Partners dhe UTA. /Telegrafi/
Foto: Rita Ora/Instagram