Këngëtarja e famshme me origjinë kosovare, Rita Ora, ka përshëndetur kryetarin e bashkisë së Tiranës me një video-mesazh derisa po zhvillohen zgjedhjet lokale të atjeshme.
Ora i uron më të mirat në sfidat e radhës, dhe i thotë që do ta mbështes deri në fund.
“Përshëndetje Erion! Rita Ora jam. Dua të të uroj më të mirën në sfidën tënde të rradhës. E dimë që ti i pëlqen sfidat dhe ne e duam këtë, kemi nevojë për energjinë tënde. Unë të mbështes deri në fund dhe paç fat në të ardhmen’’- thotë Rita Ora përmes një video në rrjetin social ‘’Instagram’’.
Veliaj i ktheu përgjigjje Orës me një postim, duke i thënë se e çmon shumë mbështetjen e saj.
‘’ Hej, Rita Ora, e çmoj shume mbështetjen tënde. Me shumë dashuri nga Tirana’’- i përgjigjet Veliaj.