“Avengers: Endgame Encore” ka arkëtuar rreth 75.6 milionë euro në mbarë botën pas rikthimit në kinema, duke e çuar fitimin total të filmit në rreth 2.53 miliardë euro.
Nga kjo shumë, rreth 22.8 milionë euro janë siguruar në Amerikën e Veriut, ndërsa 52.7 milionë euro në tregjet e tjera ndërkombëtare.
Me këtë rezultat, filmi tashmë është rreth 34.3 milionë euro larg “Avatar” (2009), i cili vazhdon të jetë ndër filmat me fitimet më të mëdha në historinë e kinemasë me rreth 2.55 miliardë euro.
– YouTube www.youtube.com
Rikthimi i “Endgame” në kinema është bërë edhe për të rritur interesimin për filmin e ardhshëm të Marvel, “Avengers: Doomsday”, premiera e të cilit është planifikuar për dhjetor.
Filmi do të drejtohet nga Anthony dhe Joe Russo, teksa Robert Downey Jr. do të rikthehet në universin Marvel, këtë herë në rolin e Doctor Doom.
Ndërkohë, një tjetër film që ka pasur një debutim të rëndësishëm është “The Heart of the Beast” me Brad Pitt në rolin kryesor.
Filmi ka arkëtuar rreth 44 milionë euro në mbarë botën, gjersa produksioni ka kushtuar rreth 72 milionë euro.
Në anën tjetër, filmi “Forgotten Island” pati një nisje më të dobët, duke arkëtuar rreth 18.1 milionë euro në total.
Produksioni i tij kishte një buxhet prej rreth 70.3 milionë eurosh.
Në të njëjtën periudhë, Universal ka kaluar shifrën prej 4.39 miliardë eurosh në arkëtimet globale për vitin 2026.
Ndër filmat që kanë kontribuar më së shumti në këtë rezultat janë “Odyssey” i Christopher Nolan me rreth 1.54 miliardë euro dhe “Super Mario Galaxy Movie” me rreth 879 milionë euro. /Telegrafi/