KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rikthehet në aksion Superliga e Kosovës – sot luhet vetëm një ndeshje

Rikthehet në aksion Superliga e Kosovës – sot luhet vetëm një ndeshje

Albi Mall Superliga rikthehet sërish këtë vikend, kësaj radhe me xhiron e 28-të ku nuk pritet të mungojë spektakli.

Gjatë ditës së sotme (e shtunë) do të luhet vetëm një ndeshje, ndërsa të dielën janë paraparë të zhvillohen edhe tri takimet e tjera.

Prishtina e Re që këtë edicion po lufton për të siguruar mbijetesën në elitë, do të jetë nikoqire e Malishevës.

Për vendasit kjo ndeshje ka rëndësi jetike pasi një rezultat pozitiv do t’i mbante në garë për të siguruar mbijetesën, ndërsa një humbje eventuale do t’i dëmtonte shumë gjasat e tyre.

Malisheva në anën tjetër që këtë edicion ka pasur ulje-ngritje, synon fitoren për të vazhduar garën me Gjilanin dhe Prishtinën për tri pozitat e para në tabelë.

Në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar në stadiumin ‘Liman Gegaj’, kishte triumfuar Malisheva me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja është paraparë që të nis me fillim nga ora 15:00./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.