KRU “Gjakova” ka njoftuar se është përfunduar sanimi i defektit në gypin Ø80 mm AC në rrugën “Sadik Pozhegu”.
Sipas njoftimit, pas përfundimit të punimeve nga ekipet e KRU “Gjakova” në terren, është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e lagjeve “Sadik Pozhegu” dhe “Fehmi Agani”.
KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kohës sa kanë zgjatur punimet. /Telegrafi/