KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Rifillon punën laboratori i QMF-së 6 në Bregun e Diellit

Rifillon punën laboratori i QMF-së 6 në Bregun e Diellit

Laboratori i Qendrës së Mjekësisë Familjare 6 në Bregun e Diellit ka rifilluar ofrimin e shërbimeve për qytetarët pas përfundimit të punimeve për renovimin dhe riorganizimin e hapësirave.

Sipas njoftimit të drejtorisë së shëndetësisë, ndërhyrjet janë realizuar me intensitet të shtuar, duke përfshirë edhe punën gjatë fundjavës, me qëllim që shërbimet laboratorike të rikthehen sa më shpejt për pacientët.

Me përfundimin e renovimit, qytetarët do të kenë qasje në shërbime në kushte më të mira, ndërsa stafi shëndetësor do të punojë në një ambient më funksional dhe më bashkëkohor.

Nga institucionet kanë bërë të ditur se investimet në infrastrukturën shëndetësore do të vazhdojnë, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe punonjësit shëndetësorë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.