KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rexhaj: Mosvotimi i nënkryetarëve është mjet politik, s’kemi votë për Shalën e Çitakun

Rexhaj: Mosvotimi i nënkryetarëve është mjet politik, s’kemi votë për Shalën e Çitakun

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se mosvotimi i nënkryetarëve të Kuvendit po përdoret si mjet politik.

Duke folur në Debat Plus, Rexhaj tha se Kujtim Shala nga LDK dhe Vlora Çitaku nga PDK, nuk kanë votën e LVV-së për postet e nënkryetarëve.

“Mos votimi i nënkryetarëve është mjet politik. Kujtim Shala nuk ka votë në LVV. Dhe për këtë e dini pse… sepse është arrtit një marrëveshje mund. Atë ditë kur e kam pa jam gëzu. E kam pas një lloj euforie, që megjithatë u bë diçka mirë. Ka qenë shpresë për Kosovën. Por, i kam parë Avdullah Hotin, Kujtim Shalën, emra që i njoh edhe i respektoj. Pra duke e bërë garën brenda LDK-së dhe duke e shfrytëzuar kontekstin politik aktual për mua nuk është në rregull… as për Vlora Citakun nuk kemi votë”, tha Rexhaj.

Kuvendi i Kosovës dështoi të përfundojë konstituimin pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në krye të tij me 62 vota. Procesi ngeci te zgjedhja e pesë nënkryetarëve, ndërsa seanca është shtyrë për të premten.

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.