KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Restaurohet Mulliri i Cermjanit në Gjakovë, rikthehet në jetë një pjesë e trashëgimisë kulturore

Restaurohet Mulliri i Cermjanit në Gjakovë, rikthehet në jetë një pjesë e trashëgimisë kulturore

Mulliri i Cermjanit në Gjakovë është restauruar, duke rikthyer në jetë një pjesë të trashëgimisë kulturore që dëshmon traditën dhe mënyrën e jetesës së brezave të kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe përcjelljes së vlerave historike te brezat e ardhshëm.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka bërë të ditur se puna për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore do të vazhdojë, me synimin që monumentet dhe vlerat tradicionale të ruhen dhe të mbeten pjesë e identitetit kulturor.

Restaurimi i Mullirit të Cermjanit paraqet një hap në ruajtjen e gjurmëve të së kaluarës dhe të trashëgimisë që pasqyron traditat dhe mënyrën e jetesës së komunitetit ndër breza. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.