Imami i Xhamisë “Gazi Ali Bej” në Vushtrri, Sadik Hasani, ka njoftuar se ka vizituar punimet e renovimit të xhamisë, duke parë nga afër ecurinë e tyre.
Hasani ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen me përkushtim, me synimin që xhamia të rikthehet sa më shpejt në një gjendje më të përshtatshme dhe më të bukur për besimtarët.
Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që po kontribuojnë në renovimin e xhamisë, duke lutur Allahun që t’ua lehtësojë punët dhe që objekti së shpejti të përfundojë dhe të jetë sërish i mbushur me xhemat. /Telegrafi/