KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rënie e nivelit të ujit në 40 Burimet, Prizreni përballet me reduktime në furnizim

Rënie e nivelit të ujit në 40 Burimet, Prizreni përballet me reduktime në furnizim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ka rënie të ndjeshme të nivelit të ujit në 40 Burimet, një nga burimet kryesore për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Prizrenit.

Për shkak të zvogëlimit të kapaciteteve ujore, kompania ka bërë të ditur se është detyruar të aplikojë reduktime në furnizimin me ujë, me qëllim të menaxhimit të rezervave ekzistuese dhe sigurimit të një shpërndarjeje sa më të qëndrueshme për konsumatorët.

Në këtë situatë, KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë apel qytetarëve që ujin e pijshëm ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale dhe të shmangin përdorimin e tij për qëllime joesenciale.

Kompania ka njoftuar se ekipet e saj po e përcjellin vazhdimisht gjendjen e burimeve dhe situatën e furnizimit, ndërsa konsumatorët do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke theksuar se situata lidhet drejtpërdrejt me kapacitetet e kufizuara të burimeve ujore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.