Kryeministri Edi Rama ka komentuar përdorimin e plumbave të gomës nga policia gjatë protestave të dhunshme, duke pretenduar se një efektiv u plagos në nofull pasi u godit me një zar çeliku.
Sipas Ramës, përdorimi i plumbave të gomës erdhi pas këtij incidenti, ndërsa theksoi se kolegu i efektivit të plagosur largoi personin që kishte qëlluar me saçme.
Rama foli gjithashtu për praninë e forcave speciale RENEA gjatë protestave, duke argumentuar se dalja e tyre është pjesë e detyrave të policisë edhe në aktivitete ku ka premisa për incidente.
“Pse ndodhi gjuajtja me plumb gome, sepse efektivi mori zarin e çelikut, iu ça noflla, dhe shoku i tij largoi kriminelin që qëlloi me saçme. Shikoni Policinë e Francës që gjuajnë me plumb gome si në Disney Land. RENEA e ka për detyrim të dalë, RENEA del edhe në ndeshjen me Serbinë, ku ka premisë për rrëmujë. RENEA doli dhe do të dalë, do të ngushtohet rrethi i atyre me maska. E ka edhe ligji që ti s’mund ta fshehësh identitetin”. (A2 Televizion)

