KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rei Manaj ndërpret kontratën me Sivassporin

Rei Manaj ndërpret kontratën me Sivassporin

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj, ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me skuadrën e kategorisë së dytë turke, Sivasspor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manaj ka shpjeguar arsyet që e kanë shtyrë të marrë këtë vendim, duke theksuar se pavarësisht durimit dhe mundësive të shumta të dhëna, klubi nuk i ka përmbushur detyrimet financiare ndaj tij.

Manaj ka bërë të ditur se në disa raste i ka dhënë klubit afat prej 15 ditësh për t’i kryer obligimet, por pagesat nuk janë realizuar dhe premtimet e dhëna nuk janë mbajtur.

“Gjatë muajve të fundit, i kam dhënë klubit shumë mundësi. Në disa raste, i kam dorëzuar zyrtarisht klubit afat prej 15 ditësh për t'i përmbushur detyrimet e tij, duke shpresuar çdo herë se situata më në fund do të zgjidhej. Fatkeqësisht, pagesat nuk u kryen dhe premtimet që më ishin dhënë nuk u mbajtën. Gjithmonë kam zgjedhur t'i jap klubit edhe një mundësi tjetër, por durimi im nuk u vlerësua”, ka shkruar Manaj.

29-vjeçari Manaj iu bashkua Sivassporit në muajin shkurt si lojtar i lirë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.