KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Regjistrohet rasti i parë me virusin Zika në Maqedoni, pacienti u infektua sa ishte për pushime në Maldive

Regjistrohet rasti i parë me virusin Zika në Maqedoni, pacienti u infektua sa ishte për pushime në Maldive

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar rastin e parë të infeksionit me virusin Zika në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një shtetas të vendit që është infektuar pas një pickimi nga mushkonja gjatë qëndrimit në Maldive.

Sipas ISHP-së, pacienti ka qëndruar në Maldive nga 20 deri më 28 maj dhe gjatë kësaj periudhe ka raportuar se është pickuar nga mushkonja. Menjëherë pas kthimit në vend, ai është paraqitur për kontroll në Klinikën për Sëmundje Infektive.

Më 17 qershor, Departamenti i Virologjisë pranë ISHP-së ka konfirmuar rezultatin pozitiv për virusin Zika, pas së cilës epidemiologët kanë kontaktuar pacientin dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme parandaluese.

Janë realizuar anketa epidemiologjike, raportimi zyrtar i rastit, dezinfektimi i zonës përreth vendbanimit të pacientit, si dhe janë dhënë rekomandime për parandalimin e transmetimit seksual të virusit.

Nga ISHP u bëhet thirrje qytetarëve që, pas pickimit nga mushkonjat, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse shfaqin simptoma si ethe, dhimbje koke, skuqje të lëkurës ose çrregullime neurologjike, veçanërisht nëse së fundmi kanë udhëtuar në vende tropikale ose subtropikale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.