KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Regjim i veçantë komunikacioni nesër në rrugën Shtip – Radovish

Regjim i veçantë komunikacioni nesër në rrugën Shtip – Radovish

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se më 23.06.2026 (e martë), në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 09:00, për shkak të kryerjes së aktiviteteve teknike, do të vendoset regjim i ndryshuar i qarkullimit në rrugën ekspres A4 Shtip – Radovish, në segmentin nga nyja rrugore Sofilarë deri te nyja rrugore Dolanë.

Gjatë periudhës së përmendur, nëpunësit policorë të SP për SKRR Shtip do të ridrejtojnë qarkullimin nëpër rrugën rajonale R1204 Shtip – Radovish.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë urdhrat dhe udhëzimet që do t’i japin nëpunësit e uniformuar policorë, si dhe t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut dhe sinjalizimit të vendosur rrugor, me qëllim të vijimit të sigurt dhe të pandërprerë të qarkullimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.