Aktorja australiane, Rebel Wilson, fitoi një proces gjyqësor për shpifje të ngritur ndaj saj nga ish-kolegia, Charlotte MacInnes.
Çështja lidhej me disa postime të Wilson në rrjetet sociale, ku MacInnes pretendonte se aktorja kishte dëmtuar reputacionin e saj duke lënë të kuptohej se ajo kishte sajuar një ankesë për ngacmim seksual për përfitime në karrierë.
Konflikti nisi pas një ngjarjeje në vitin 2023 në plazhin Bondi në Australi, ku producentja Amanda Ghost pati një reagim të fortë ndaj ujit të ftohtë dhe MacInnes pretendoi se e ndihmoi të ngrohej.
Rebel Wilson
Më pas, sipas Wilson, MacInnes ishte ankuar se situata kishte qenë e pakëndshme, por MacInnes e mohoi këtë dhe tha se nuk kishte bërë asnjë ankesë ndaj producentes.
Gjykata vendosi në favor të Rebel Wilson, duke arsyetuar se MacInnes nuk arriti të provonte se postimet kishin dëmtuar seriozisht reputacionin e saj ose se përbënin shpifje.
Gjykatësja Elizabeth Raper tha se ndryshimi i një deklarate nga një person nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai ka vepruar në mënyrë të pandershme.
Pas vendimit, Wilson tha se procesi ishte një sfidë e madhe për të, por edhe një përvojë që i dha mësime të rëndësishme.
Charlotte MacInnes
Ajo falënderoi mbështetësit dhe tha se dëshiron të përqendrohet sërish te familja dhe karriera e saj, përfshirë filmin e ri si regjisore “Girl Group”, i cili pritet të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. /Telegrafi/
