Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Fushë Kosovës ka realizuar të hënën punime për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Parkut të Pishave në Sllatinë, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe përmirësimit të kushteve për qytetarët që frekuentojnë këtë hapësirë rekreative.
Sipas njoftimit të komunës, punimet janë përcjellë nga afër nga drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, i cili është njoftuar me ecurinë e aktiviteteve dhe ka theksuar rëndësinë e mirëmbajtjes së vazhdueshme të hapësirave publike.
Nga Komuna e Fushë Kosovës është bërë e ditur se Parku i Pishave në Sllatinë konsiderohet një ndër hapësirat rekreative më të bukura dhe më të frekuentuara në territorin e komunës, duke e bërë të domosdoshëm angazhimin e vazhdueshëm institucional për mirëmbajtjen e tij.
Po ashtu, komuna ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në ruajtjen e pastërtisë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
“Ruajtja e pastërtisë dhe mirëmbajtja e Parkut të Pishave kërkon angazhimin e institucioneve, por edhe bashkëpunimin e çdo qytetari”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës. /Telegrafi/
