Real Madridi mund të jetë pa Federico Valverden në përballjen e së dielës ndaj Racing Santanderit.
Mesfushori ka ndier shqetësime fizike dhe, megjithëse ekzaminimet nuk kanë treguar ndonjë lëndim serioz, klubi nuk dëshiron të rrezikojë me të.
Mourinho ka bërë të ditur se uruguaiani nuk do të luajë nga minuta e parë.
Vendimi përfundimtar për përfshirjen e tij në listën e udhëtarëve pritet të merret para nisjes së skuadrës.
Reali dëshiron ta ketë Valverden në dispozicion edhe për sfidën e ardhshme ndaj AEK Athinës në Ligën e Kampionëve. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

