KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi si gjithnjë në stilin e tyre, merr një fitore të vonshme ndaj AEK Athens

Real Madridi si gjithnjë në stilin e tyre, merr një fitore të vonshme ndaj AEK Athens

Real Madridi ka shënuar një tjetër fitore të vonshme, këtë herë në udhëtim te AEK Athens.

Edhe pse dy herë në disavantazh, skuadra madrilene mori një triumf prej 2-3.

AEK Athens shokoi të gjithë kur kaloi në epërsi falë Koita, i cili realizoi supergol nga distanca (12’).

Sidoqoftë, ishte Jude Bellingham që barazoi rezultatin me një gol të bukur me thembër pas asistimit të Cucurellas (32’).

Reali kishte plot mundësi shënimi për ta përmbysur mirëpo që assesi s’i konkretizuan.

Kur askush s’e priste, Athens zhvilloi një tjetër sulm me Stavros Pilo që shënoi nga afërsia pas asistimit të Koitas (75’).

Mirëpo, gëzimi i grekëve zgjati tre minuta. Kylian Mbappe u gjend në vendin e duhur pas asistimit të Dumfries për të barazuar rezultatin (78’).

Ndërsa, në stilin e tyre Real Madridi shijoi fitoren në kohën shtesë. Federico Valverde shënoi supergol nga distanca për ta lënë në gjumë portierin vendas (90+2’).

Kësisoj, Real Madridi shkon në kuotën e 12 pikëve ndërsa Athens mbetet me tre sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.