KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi mund t’i japë lamtumirën yllit të skuadrës pa përfituar asnjë euro

Real Madridi mund t’i japë lamtumirën yllit të skuadrës pa përfituar asnjë euro

Antonio Rudiger mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Chelsea po shqyrton mundësinë për ta rikthyer mbrojtësin gjerman në “Stamford Bridge”.

Sipas raportimit të Football Insider, klubi londinez po e vlerëson transferimin e 33-vjeçarit, kontrata e të cilit me madrilenët skadon në qershor të vitit 2027. Rudiger thuhet se është i gatshëm t’i japë fund aventurës në “Santiago Bernabeu”, sidomos për shkak të rolit që ka në skuadër.

Chelsea ka nevojë për përvojë dhe më shumë alternativa në repartin defensiv, ndërsa profili i Rüdigerit shihet si i përshtatshëm për këtë kërkesë. Gjermani e njeh mirë futbollin anglez dhe ka përvojë të madhe në nivelet më të larta të garës.

Mbrojtësi e veshi fanellën e Chelseat nga viti 2017 deri në vitin 2022, periudhë gjatë së cilës zhvilloi më shumë se 200 ndeshje dhe fitoi disa trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2021.

Ndërkohë, Real Madridi ka gjithnjë e më shumë alternativa në qendër të mbrojtjes dhe po vlerëson përbërjen e repartit për sezonin e ardhshëm.

Zhvillimi i futbollistëve të rinj dhe konkurrenca për një vend në formacion mund të ndikojnë në të ardhmen e Rudigerit.

Një tjetër faktor që e bën këtë mundësi tërheqëse për Chelsean është mundësia që gjermani të largohet si lojtar i lirë, nëse nuk vazhdon kontratën me Real Madridin./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.