KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Real Madridi merr lajmin e madh, ylli i skuadrës rikthehet në stërvitje

Real Madridi merr lajmin e madh, ylli i skuadrës rikthehet në stërvitje

Eder Militao ka bërë një hap të rëndësishëm në rikuperim, pasi është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Real Madridit.

Sipas “El Partidazo de COPE”, mbrojtësi brazilian ka marrë pjesë në seancën e parë stërvitore për lojtarët që kanë qëndruar në Madrid gjatë pushimit të kombëtareve.

Militao deri më tani kishte punuar i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa vazhdonte procesin e rikuperimit nga lëndimi. Rikthimi në stërvitje me grupin përbën një sinjal pozitiv për gjendjen e tij.

Lojtarët e tjerë të lënduar të Real Madridit vazhdojnë programet e tyre individuale të rikuperimit, ndërsa klubi po monitoron me kujdes progresin e secilit prej tyre.

Militao ka munguar në javët e fundit, duke zhvilluar më herët vetëm punë individuale. Tani, rikthimi i tij në stërvitje me grupin i jep një shtysë të re procesit të rikuperimit, ndërsa Real Madridi po përgatitet për rikthimin e futbollit të klubeve pas pushimit ndërkombëtar.

Përndryshe, madrilenët duhet të këndellen sa më parë sidomos në La Liga, meqenëse janë gjashtë pikë mbrapa liderit Barcelona./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.