Raul Asencio është shndërruar në një nga emrat kyç të afatit kalimtar veror. Lojtari i dalë nga akademia mund të largohet nga Real Madridi këtë verë.
Klubi madrilen po planifikon ndryshime të rëndësishme në repartin defanziv dhe Asencio është një nga futbollistët që mund të “sakrifikohet” në kuadër të kësaj ristrukturimi.
Asencio ka pasur mundësi, por nuk ka arritur të konsolidohet si një lojtar i pazëvendësueshëm në ekip. Real Madridi e vlerëson potencialin e tij, por beson gjithashtu se një shitje mund të jetë e dobishme edhe në aspektin ekonomik.
Tottenham është klubi i parë që ka bërë lëvizje konkrete. Interesimi i londinezëve për Asencion është i qartë dhe specifik. Nga Anglia, ata shohin potencial te mbrojtësi dhe besojnë se ai mund të zhvillohet në Ligën Premier.
Lojtari i akademisë së Realit përshtatet me projektin e Tottenhamit, pasi klubi londinez tradicionalisht investon te talentet e reja. Real Madridi është në dijeni të ofertës dhe marrëveshja mund të mbyllet për rreth 25 milionë euro.
Reali po shqyrton mundësinë që në kontratë të përfshijë një klauzolë të veçantë, për të siguruar përfitime edhe nga një shitje e ardhshme e lojtarit.
Asencio mund të largohet vetëm nën kushte të caktuara, me klubin që synon të fitojë edhe rreth 20 milionë euro shtesë në një transferim të ardhshëm, përmes këtij mekanizmi.
Ky nuk do të ishte një model i ri për Real Madridin, pasi klubi e ka përdorur edhe më herët një qasje të ngjashme në marrëveshje të tjera.
Asencio ka ende hapësirë për t’u rritur dhe madrilenët synojnë të ruajnë një nivel të caktuar kontrolli mbi zhvillimin e tij./Telegrafi/