KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi gati për ndryshimet e radhës, Jose Mourinho ua tregon derën katër yjeve

Real Madridi gati për ndryshimet e radhës, Jose Mourinho ua tregon derën katër yjeve

Real Madridi synon të frenojë shpenzimet në merkato dhe tashmë prioriteti i klubit është largimi i disa lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve të Marca, Los Blancos kanë qenë ndër skuadrat më aktive në tregun e transferimeve, duke kompletuar tashmë afrimet e Bernardo Silvas, Marc Cucurellas, Ibrahima Konates dhe Denzel Dumfries.

Pas këtyre transferimeve, drejtuesit madrilenë kanë zhvendosur fokusin drejt shitjeve, të cilat konsiderohen kyçe për uljen e faturës së pagave dhe gjenerimin e të ardhurave për përforcime të tjera gjatë një vere që pritet të jetë e gjatë dhe intensive.

Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Fran Garcia dhe Raul Asencio janë disa nga emrat që klubi është i gatshëm t’i largojë gjatë muajve të ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, trajneri Jose Mourinho vazhdon të kërkojë përforcime të tjera për skuadrën, me teknikun portugez që dëshiron afrimin e një mesfushori qendror dhe një qendërmbrojtësi për të kompletuar grupin për sezonin e ri.

Mbetet të shihet se cilët lojtarë do të largohen nga Santiago Bernabeu dhe nëse Real Madridi do të rikthehet sërish në treg për emra të rinj para mbylljes së afatit kalimtar veror./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.