KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi e informon Arsenalin për çmimin e Vinicius Jr

Real Madridi e informon Arsenalin për çmimin e Vinicius Jr

Real Madridi do ta konsiderojë shitjen e Vinicius Junior vetëm nëse merr një ofertë prej të paktën 160 milionë eurosh, sipas raportimeve të SPORT.

Në raport thuhet se Arsenali e ka miratuar brenda klubit mundësinë për ta transferuar Viniciusin, por ende nuk ka nisur negociata zyrtare me Real Madridin.

26-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, ndërsa bisedimet për rinovim mes dy palëve nuk kanë prodhuar ende marrëveshje.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet se ka vendosur një vlerësim të pandryshueshëm prej 160 milionë eurosh, duke përfshirë pagesën fikse dhe bonuset e lidhura me performancën.

Gjiganti spanjoll nuk është i gatshëm të negociojë poshtë kësaj shifre, teksa synon të mbrojë vlerën e një prej yjeve më të mëdhenj të skuadrës.

Ndërkohë, “TEAMtalk” shton se edhe Liverpooli dhe Manchester City po e monitorojnë situatën e Viniciusit, ndërsa përfaqësuesit e brazilianit thuhet se kanë zhvilluar bisedime me të tre klubet e Ligës Premier./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.