KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi e dënon rëndë Asencion – zbulohet gjoba marramendëse

Real Madridi e dënon rëndë Asencion – zbulohet gjoba marramendëse

Real Madridi ka marrë masa të ashpra ndaj mbrojtësit Raul Asencio, pavarësisht rikthimit të tij në skuadër, pas problemeve të fundit ligjore që kanë dëmtuar imazhin e klubit.

Asencio sapo ishte rikthyer nga lëndimi kur Jose Mourinho e përfshiu në skuadër për ndeshjen e së shtunës ndaj Rayo Vallecanos, duke i hapur rrugën rikthimit të tij në fushë. Kjo ishte hera e parë që ai përfshihej në skuadër këtë sezon.

Megjithatë, krahas vendimit sportiv, ndaj mbrojtësit është marrë edhe një masë e rëndë disiplinore. Sipas mediumit spanjoll Defensa Central, Real Madridi e ka gjobitur Asencion me një shumë të konsiderueshme, e cila do t’i zbritet nga paga gjatë muajve të ardhshëm.

Sipas raportimit, gjoba është rreth 100 mijë euro.

Drejtuesit e Real Madridit nuk e kanë vlerësuar vetëm shkeljen e rregullave të trafikut, por mbi të gjitha dëmin që veprimi i lojtarit i ka shkaktuar imazhit të klubit.

Asencio ishte kapur duke drejtuar automjetin në mes të natës, një sjellje që drejtuesit e klubit e kanë konsideruar të papërgjegjshme për një futbollist profesionist.

Me këtë vendim, Real Madridi ka dërguar një mesazh të qartë ndaj mbrojtësit spanjoll.

Mourinho i ka dhënë atij një mundësi të shpejtë për t’u rikthyer dhe për të dëshmuar veten në fushë, por brenda klubit është bërë e qartë se nuk do të tolerohet asnjë veprim që dëmton imazhin e Real Madridit, pavarësisht se kush është lojtari./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.