KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Reagon Pacolli, mbron riemërtimin e rrugëve në Mitrovicën e Veriut: Veriu është pjesë e Republikës së Kosovës

Reagon Pacolli, mbron riemërtimin e rrugëve në Mitrovicën e Veriut: Veriu është pjesë e Republikës së Kosovës

Në hyrje të Mitrovicës së Veriut janë vendosur tabelat e para me emërtimet e reja të rrugëve, në kuadër të procesit të riemërtimit të 88 rrugëve në këtë komunë.

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka dalë në mbështetje të vendimit, duke e cilësuar atë si pjesë të shtrirjes së rendit dhe ligjit në veri të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli kritikoi kundërshtarët e këtij procesi, duke thënë se po reagojnë ata që dikur, sipas saj, nuk arrinin të vepronin në veri të Kosovës.

“Po shoh reagime nga ata që edhe nuk është e çuditshme që reagojnë. Ata që dikur as nuk arrinin të shkelnin në veri se lëre më të shtrijnë rend dhe ligj andej. E sot pikërisht këta na sillën si të brengosur me shtrirjen e rendit dhe ligjit andej. Mos keni merak veriu është pjesë e Republikës së Kosovës, nuk është dhuratë e Rankoviqit.
Eksponentë të kësaj nomenklature me veprimet e Listës serbe duan të godasin Qeverisjen tonë. Edhe ata atje dhe këta këtu siç duket i pengon shumë që më në fund në veri kemi rrugë me emrin ‘’ISA BOLETINI’ ’’, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.