TË FUNDIT

    Ismail Kadare ftohet për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

    February 8, 2023

    Besnik Bislimi: BE-ja ka vërejtje në dy kushtet e Kurtit për Asociacionin

    February 8, 2023

    Ushtarët e FSK-së po operojnë në rajonin më të goditur të Turqisë

    February 8, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Reagon Ministria e Financave: Shkallën e tatimit e kanë caktuar komunat
    Lajme

    Reagon Ministria e Financave: Shkallën e tatimit e kanë caktuar komunat

    By A.JJanuary 24, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Pas reagimeve të shumta të qytetarëve për rritjen e normës së tatimit në pronë, më në fund reagon Ministria e Financave. Kjo e fundit thotë se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

    Ky njoftimi i plotë i ministrisë:

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se tatimi në pronë është tatim i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.

    MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

    Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat.

    Përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka.

    Vlerësimi i përgjithshëm kryhet duke u bazuar në vlerën e tregut me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë përdor të dhënat si në vijim:

    kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet);

    intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme;

    anketime të pronarëve të pronave;

    intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral;

    vlera të pronave që janë shpronësuar;

    të dhëna të qirave; dhe

    të dhëna nga kompani të ndërtimit.

    https://tatimineprone-rks.org/vleresimi/

    Vlen të theksohet se në vitin tatimor 2023 nuk zbatohet zbritja e përgjithshme për tokat, pasi që tanimë kemi hyrë në vitin e 5-të të tatimit të tokave. Nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100% të vlerës së vlerësuar, për dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%, ku tokat janë tatimuar me 80% të vlerës së vlerësuar.

    https://tatimineprone-rks.org/…/tatimi…/tatimi-ne-toke/

    Me rastin e vlerësimit të pronave rezidenciale, duke u bazuar në vlerën e tregut, në vegëzën e mëposhtme mund të gjeni raportet e vlerësimit të pronave rezidenciale për secilën komunë.

    https://tatimineprone-rks.org/publ…/raportet-dhe-te-tjera/

    Për çdo ankesë ndaj vlerës së vlerësuar për pronën tuaj udhëzoheni të drejtoheni pranë Komunës tuaj për të paraqitur ankesë ndaj certifikatës së vlerës së vlerësuar, e cila pastaj shqyrtohet nga Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

    https://tatimineprone-rks.org/…/forme-ankese-ndaj…/





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Ismail Kadare ftohet për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

    February 8, 2023

    Besnik Bislimi: BE-ja ka vërejtje në dy kushtet e Kurtit për Asociacionin

    February 8, 2023

    Ushtarët e FSK-së po operojnë në rajonin më të goditur të Turqisë

    February 8, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Ismail Kadare ftohet për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

    By A.JFebruary 8, 20230

    Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, ka bërë të ditur se i ka bërë…

    Besnik Bislimi: BE-ja ka vërejtje në dy kushtet e Kurtit për Asociacionin

    February 8, 2023

    Ushtarët e FSK-së po operojnë në rajonin më të goditur të Turqisë

    February 8, 2023

    Avokati Koci: Politikanët e Kosovës janë rehatuar me pasaporta të Shqipërisë

    February 8, 2023

    TË TJERA

    Leo Messi me zemër të madhe, dhuron 3.5 mln € për Turqinë

    February 8, 2023

    Sindikata e QKUK-së thotë se nuk do ta dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Pagat, ka disa kërkesa

    February 8, 2023

    Loredana i bashkohet fondacionit të Pacollit, dhuron 150 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë

    February 7, 2023

    Sa më do nga 1-10? Kiara befason Luizin me përgjigjen e saj

    February 7, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Ismail Kadare ftohet për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

    February 8, 2023

    Besnik Bislimi: BE-ja ka vërejtje në dy kushtet e Kurtit për Asociacionin

    February 8, 2023

    Ushtarët e FSK-së po operojnë në rajonin më të goditur të Turqisë

    February 8, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.