KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Reagon LVV-ja: Përparim Rama po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit

Reagon LVV-ja: Përparim Rama po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka reaguar pas lajmit që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Asamblisti i kësaj partie, Gëzim Sveçla, ka publikuar një dokument që LVV-ja e kishte denoncuar. /Zëri

Postimi i plotë:

Plot 1 milion e 48 mijë euro i ka paguar Komuna e Prishtinës për shërbimet e ofruara nga Zyra e Arkitektit të Kryeqytetit, vetëm për dy muaj, tetor dhe nëntor të vitit 2023.

Shërbimi i ofruar me vlerë mbi 1 milion euro, sipas përshkrimit në faturë, ka qenë – KONSULENCË!!

Ndërkohë, kontrata e përgjithshme për këtë projekt kap vlerën prej 12 milionë eurosh.

Tre vjet më vonë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është thirrur për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pikërisht lidhur me këtë projekt të cilin si Lëvizje VETËVENDOSJE! e kemi denoncuar qysh nga dita e parë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.