Ish-deputeti Gani Geci raportohet se është arrestuar sonte, nën dyshimin se ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj, pas një postimi të këtij të fundit lidhur me Fatos Gecin.
Pas raportimeve për rastin, gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar: “E vërteta gjithmonë”, pa dhënë detaje të tjera, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat e plota të rastit dhe vepra për të cilën dyshohet Geci.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë për të marrë konfirmim dhe informacione shtesë lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.
Burimi: klankosova.tv ↗

