KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Reagon ambasada e Zvicrës në Tiranë: E shqetësuar për dhunën dhe shkatërrimin e pronës

Reagon ambasada e Zvicrës në Tiranë: E shqetësuar për dhunën dhe shkatërrimin e pronës

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka reaguar lidhur me situatën aktuale të protestave në Tiranë, në ditën e shtatë të protestës, duke shprehur shqetësimin për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private gjatë demonstratave.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Zvicrës u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv, duke theksuar rëndësinë e së drejtës për tubim paqësor në një shoqëri demokratike, shkruan Telegrafi.

“Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike”, thuhet në postimin e Ambasadës së Zvicrës.

Në reagimin e saj, Ambasada u ka bërë thirrje gjithashtu autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor dhe lirinë e medias, ndërsa forcave të sigurisë u ka kërkuar që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, thuhet në postimin e Ambasadës së Zvicrës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.