KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Reagoi zyra e BE-së, Qeveria plotëson dhe ndryshon vendimin për Komisionin e Jurisprudencës

Reagoi zyra e BE-së, Qeveria plotëson dhe ndryshon vendimin për Komisionin e Jurisprudencës

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike ku ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr.24/11, të datës 20 prill 2026, për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, së fundmi ka shprehur shqetësime lidhur me emërimet në Komisionin për Provimin e Jurisprudencës, duke iu drejtuar kryeparlamentares Albulena Haxhiu përmes ushtrueses së detyrës së shefes, Eva Palatova.

Në letrën zyrtare, BE thekson se këto zhvillime ngrenë pikëpyetje për pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë, si dhe për respektimin e parimeve të sundimit të ligjit.

Sipas BE-së, vendimi i Qeverisë për emërimin e anëtarëve të rinj në këtë komision nuk duhet të ndërpresë para kohe mandatin e anëtarëve aktualë, duke ngritur dilema për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e këtij veprimi.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkonte një komision të ri për Provimin e Jurisprudencës, duke kërkuar që ajo të konsultohet me juristë që të mos lejohet Qeveria të ndërmarrë veprime kundërkushtetuese.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.