Një skenë mjaft komike ndodhi mbrëmë në finalen e Festivalit të Këngës në Eurovision, pasi fituesi i vitit të kaluar JJ doli në skenë për t’i dorëzuar trofeun fitueses së re, Darës.
JJ austriak eci me gëzim nëpër skenë duke mbajtur një trofe të veçantë prej qelqi në formën e një mikrofoni që i jepet fituesit, dhe si fituesi i vitit të kaluar, ai kishte detyrën t’ia dorëzonte atë.
Me sa duket, JJ nuk e dinte që mikrofoni i tij ishte ndezur ndërsa ecte drejt Darës, kështu që bërtiti në anglisht: “Dreq! E dija”.
JJ dhe Dara
“E dija që do të fitoje. O Zot, të dua. Të dua. Urime, vajzë! Kjo është e jotja”, bërtiti JJ.
Ai përqafoi Darën, e cila e mbajti trofeun lart duke thirrur “O Zot”, ndërsa publiku iu përgjigj me duartrokitje në këmbë.
Pamjet e këtij momenti u bënë virale në rrjetet sociale menjëherë pas finales, me shumë njerëz që e lavdëruan për reagimin e sinqertë dhe spontan.
Kujtojmë se Bullgaria fitoi 516 pikë dhe zuri vendin e parë.
– YouTube www.youtube.com
Izraeli përfundoi në vendin e dytë me 343 pikë.
Rumania u rendit në vendin e tretë me 296 pikë.
Australia u rendit në vendin e katërt me 287 pikë dhe Italia në vendin e pestë me 281 pikë. /Telegrafi/