KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rasti në Byronë e Sigurimit, Supremja ia ndërpret paraburgimin Florent Sylejmanit

Rasti në Byronë e Sigurimit, Supremja ia ndërpret paraburgimin Florent Sylejmanit

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit F.S., kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prizren dhe Gjykatës së Apelit.

Çështja penale përfshin disa të pandehur, mes tyre S.M., V.B. dhe të tjerë, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë keqpërdorimin e besimit, keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike, falsifikimin e dokumenteve dhe vepra të tjera të kryera në bashkëkryerje dhe në forma të ndryshme të ndihmës.

Sipas vendimit, Gjykata Supreme ka aprovuar si të bazuar kërkesën e mbrojtjes për F.S., duke ndryshuar vendimet e gjykatave të instancave më të ulëta.

Si rezultat, ndaj të pandehurit F.S. është ndërprerë masa e paraburgimit dhe është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak, e cila do të jetë në fuqi deri më 8 prill 2026.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme ka theksuar se paraburgimi duhet të jetë masë e fundit dhe të përdoret vetëm kur masat më të lehta nuk janë të mjaftueshme për të siguruar praninë e të pandehurit në procedurë. Në këtë rast konkret, sipas Gjykatës, nuk janë paraqitur rrethana të mjaftueshme që do të justifikonin vazhdimin e paraburgimit, si rreziku i arratisjes, ndikimi në prova apo përsëritja e veprës penale./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.