KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rasti me deputetin e VV-së gjatë protestës, merret vendimi për dy veteranët

Rasti me deputetin e VV-së gjatë protestës, merret vendimi për dy veteranët

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj dy veteranëve, Fadil Zogajt dhe Ekrem Selimit.

Këtë e kanë bërë të ditur për Klankosova.tv burime të afërta me rastin.

Ata ishin arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi dhe dyshohen për vepren penale "Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”.

Ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit.

Megjithëse kjo nuk nënkupton se me ndërprerjen e masës së paraburgimit, ata janë liruar apo shpallur të pafajshëm, ose hetimet ndaj tyre kanë pushuar./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.