KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një sërë zhvillimesh në punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), veçanërisht në trajtimin e ankesave, mbrojtjen e të dhënave personale dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas komunikatës së Agjencisë, raporti vlerëson se trajtimi i ankesave për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale po vazhdon të bëhet në mënyrë të pavarur dhe efikase.

Një tjetër çështje e theksuar është harmonizimi në masë të madhe i kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale me Rregulloren e Përgjithshme të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Raporti përmend gjithashtu miratimin e legjislacionit sekondar në këtë fushë, si dhe përpjekjet për rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve publike dhe subjekteve private lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale.

Në këtë drejtim, theksohet edhe nevoja për konsultim sistematik me Agjencinë për Informim dhe Privatësi gjatë hartimit të legjislacionit që ndërlidhet me këtë fushë.

Përmes këtyre gjetjeve, Raporti i Komisionit Evropian vë në pah rolin e Agjencisë në avancimin e standardeve për transparencë, qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e privatësisë në Kosovë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.