KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Raphinha me një mesazh të fuqishëm: Do të luftojmë kundër të gjithëve

Raphinha me një mesazh të fuqishëm: Do të luftojmë kundër të gjithëve

Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka shkaktuar mjaft reagime në komunitetin sportiv me deklaratën e tij të fundit, tejet të ashpër, e cila erdhi pas humbjes 2-1 në udhëtim ndaj Girona mbrëmë.

Sulmuesi brazilian kritikoi publikisht mospërputhjen në zbatimin e rregullave, duke theksuar se kriteret shpesh varen nga fakti nëse ato i sjellin dobi apo dëm klubit të tij.

I indinjuar dukshëm nga trajtimi që, sipas tij, po marrin gjigantët katalanas në fushë, ai paralajmëroi se skuadra nuk do të tërhiqet më para autoriteteve.

“Nëse na duhet të luajmë kundër të gjithëve, s’ka problem. Do ta bëjmë. Po, kemi shumë për të përmirësuar, por jo vetëm ne. Është e komplikuar kur rregullat janë të ndryshme, në varësi të faktit nëse ato janë në favorin tënd apo kundër teje”.

“Por nëse na duhet të luajmë kundër të gjithëve për të fituar, s’ka problem. Mos harroni, do ta bëjmë”, tha Raphinha.

Në një lloj “deklarate lufte” ndaj rivalëve, ai theksoi se brenda dhomës së zhveshjes janë të gatshëm ta pranojnë rolin e ekipit kundër të cilit të gjithë të tjerët janë rreshtuar.

Fjalët e tij jehuan si një mesazh i fortë motivues për tifozët, por edhe si një paralajmërim i drejtpërdrejtë për organizatën e gjyqtarëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.