Raphinha po vazhdon të mahnitë me paraqitjet e tij te Barcelona, duke thyer vazhdimisht rekorde dhe duke iu afruar legjendave të klubit.
Sulmuesi brazilian ka regjistruar një tjetër dopietë, që e ka ngjitur përpara Neymarit dhe Rivaldos në një prej statistikave historike të futbollistëve brazilianë në fanellën e Barcelonës.
Ish-futbollisti i Leeds United është shndërruar në një prej liderëve të skuadrës katalanase dhe po dëshmon se ka potencialin për t'u bërë një emër edhe më i madh në historinë e klubit. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

