Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, takoi bashkatdhetarët në Regensburg të Gjermanisë, ku tha se përjetoi emocione të veçanta gjatë bashkëbisedimit me ta.
Haradinaj tha se në mesin e tyre takoi njerëz me profesione e ekspertiza të ndryshme, që jo vetëm na bëjnë krenarë me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës.
“Entuziazmi dhe mobilizimi gjithandej në diasporë në përkrahje të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, na jep motiv shtesë që bashkërisht të angazhohemi për një të ardhme më të sigurt për qytetarët dhe për një Kosovë sa më zhvilluar”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij:
Entuziazmi dhe mobilizimi gjithandej në diasporë në përkrahje të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, na jep motiv shtesë që bashkërisht të angazhohemi për një të ardhme më të sigurt për qytetarët dhe për një Kosovë sa më zhvilluar.
Në takim me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së, në Regensburg të Gjermanisë, përjetova emocione të veçanta gjatë bashkëbisedimit me ta!
Njerëz me profesione e ekspertiza të ndryshme, që jo vetëm na bëjnë krenarë me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar identitetin tonë.
Kosova ka një histori të lavdishme, rrugëtimi i saj është unik. Ne i takojmë botës perëndimore të udhëhequr nga ShBA, synimi ynë është anëtarësimi i saj në NATO dhe BE – aty e kemi vendin!
Jemi bashkë në çdo proces përpara!