KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ramadani reagon ndaj Haxhiut: Pse nuk e caktove sot seancën e Kuvendit?

Ramadani reagon ndaj Haxhiut: Pse nuk e caktove sot seancën e Kuvendit?

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar pas deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila bëri të ditur se të premten do ta caktojë datën e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Ramadani ka kritikuar vonesën në caktimin e seancës, duke ngritur pyetje lidhur me arsyet e pritjes deri të premten.

Ai, po ashtu, ka akuzuar Haxhiun për rritje të jashtëligjshme të pagesave të tenderëve, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të merret me këtë çështje.

“Kjo pushtetarja që rriti jashtëligjshëm pagesën e tenderave për 326% (alo… Prokuroria a jeni këndej?!) paska thënë që të premten e cakton datën e seancës së Kuvendit. Pse s’e caktove sot? Çka paska të premten ndryshe nga sot? Çfarë skenari po përgatisni?”, ka shkruar Ramadani. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.