KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ramadani: LDK e PDK “ranë në lojën e Kurtit”, Aleanca e lexoi që nga fillimi

Ramadani: LDK e PDK “ranë në lojën e Kurtit”, Aleanca e lexoi që nga fillimi

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe takimet e liderëve të partive për zgjedhjen e presidentit.

Ramadani ka deklaruar se, sipas tij, në “lojën e Kurtit” fillimisht ka rënë LDK-ja e më pas edhe PDK-ja.

“Manovrim i tij. Manipulim i tij. Gabim kanë bërë të dyja. Aleanca qëndroi drejt!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kritikuar takimet e zhvilluara ndërmjet liderëve politikë, duke pretenduar se ato nuk kanë pasur për qëllim arritjen e një marrëveshjeje.

“Është gabim të besohet se Kurti ka vullnet të mirë. Takimet nuk kanë qenë asnjëherë për marrëveshje. Takimet kanë qenë për blerje kohe dhe për fotografi”, ka deklaruar ai.

Ramadani ka thënë se Aleanca ka qenë e vetmja parti që “e ka lexuar lojën e Kurtit”, duke pretenduar se qëndrimi i saj ka qenë i njëjtë nga fillimi deri në fund.

“Aleanca mbeti e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit. Që nga fillimi e deri në fund, Aleanca nuk u lëkund fare dhe e tha veç të vërtetën”, ka shkruar deputeti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.