KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ramadani: Kuvendi do të debatojë për rrymën, Qeveria do të japë llogari

Ramadani: Kuvendi do të debatojë për rrymën, Qeveria do të japë llogari

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka deklaruar se në Kuvendin e Kosovës do të debatohet për çështjen e energjisë elektrike.

Në nje adresim në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të përgjigjet dhe të japë llogari për këtë sektor, për çka ai e ka quajtur si menaxhim katastrofal.

“Debat parlamentar për çështjen e energjisë elektrike. Për mungesën e rrymës, për blerjen e energjisë dhe për këtë barrë të madhe financiare, për shkak të dështimit katastrofal të menaxhimit të këtij sektori. Do të mbajmë Qeverinë llogaridhënëse për të gjitha dështimet që kanë të bëjnë me rrymën”, ka thënë Ramadani ndër të tjerash.

Gjithashtu, ai ka thënë se do të kërkohen edhe planet e ekzekutivit për këtë sektor, duke shtuar se deri më tash ato nuk ekzistojnë. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.