KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ramadani kërkon fokus te kushtet e policëve: A kanë uniforma e vetura funksionale?

Ramadani kërkon fokus te kushtet e policëve: A kanë uniforma e vetura funksionale?

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që diskutimi publik të përqendrohet te kushtet me të cilat përballen policët në përditshmërinë e tyre.

Në një postim në Facebook, Ramadani ka pyetur nëse stacionet policore kanë fotokopje, nëse policët kanë uniforma të mjaftueshme dhe pajisje individuale të domosdoshme, si dhe nëse kanë vetura funksionale për patrullim.

“Hajde flasim për kushtet reale të policëve së pari! Në këtë periudhë është e nevojshme të flasim se a kanë fotokopje në stacionet policore, a kanë uniforma mjaftueshëm policët, a kanë pajisje individuale të domosdoshme, a kanë vetura funksionale, pse komunat duhet t’i huazojnë vetura policëve për patrullim, qysh shkojnë policët në punë apo duhet të shkojnë me autostop! Kjo është thirrje që fokusi dhe diskutimi të jenë për kushtet reale dhe mjaft të rënda me të cilat përballen policët në përditshmërinë e tyre”, shkroi Ramadani./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.