KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rama zbarkon në Emirate për t’u solidarizuar në “kohë të trazuara me vendet mike të Gjirit Arabik”

Rama zbarkon në Emirate për t’u solidarizuar në “kohë të trazuara me vendet mike të Gjirit Arabik”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Abu Dhabi se ka udhëtuar për të shprehur solidaritet të drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe, në një periudhë që e cilësoi si të trazuar për vendet e rajonit.

Ai u shpreh i bindur se këto vende do ta kalojnë situatën aktuale dhe do të dalin më të forta se më parë.

Rama theksoi gjithashtu mbështetjen për presidentin e Emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, duke e cilësuar mik të afërt.

“Në Abu Dabi, për të shprehur drejtpërdrejtë solidaritetin vëllazëror me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, në këtë kohë të trazuar për vendet mike të Gjirit Arabik, të cilat jam i bindur se do të dalin më të forta se kurrë më parë nga sprova e një konflikti ku u bënë shënjestër e hakmarrjes së verbër të një shteti të mbetur në një qoshe të errët të historisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.