KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama tregon dy zonat e Shqipërisë që u kthyen në destinacione të turizmit

Rama tregon dy zonat e Shqipërisë që u kthyen në destinacione të turizmit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur Malësinë e Madhe dhe Përmetin si shembuj të transformimit gjatë dekadës së fundit dhe kthimit të tyre në destinacion turistik.

Në episodin e ri të podcast-it “Flasim”, ai ka sjellë një reflektim mbi ndryshimin e imazhit dhe të potencialit të këtyre dy zonave.

Sipas Ramës, një dekadë më parë, të dy zonat perceptoheshin si vende të largëta, ku mungonin arsyet për t’i vizituar dhe ku qëndrimi i banorëve lidhej më shumë me rrethanat familjare sesa me mundësitë për një të ardhme më të mirë.

“Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund ndërkohë që nga bulevardi i Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe të ekraneve”, ka thënë Rama. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.