Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është takuar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar takimin si një kënaqësi të veçantë, duke shprehur mirënjohjen e Kosovës për rolin e Gjermanisë në lirinë dhe shtetësinë e vendit.
Ai ka theksuar se do të bëjnë çmos që miqësia mes Kosovës dhe Gjermanisë të forcohet dhe të thellohet edhe më tej përmes bashkëpunimit institucional.
“Do të bëjmë çmos që kjo miqësi të forcohet dhe të thellohet më tej përmes bashkëpunimit institucional”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Burimi: lajmi.net ↗

