KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama, sërish ftesë për dialog protestuesve

Rama, sërish ftesë për dialog protestuesve

Kryeministri Edi Rama përsëri sot ftesën për dialog ndaj studentëve që protestuan, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga sofra e gurtë e vendosur para godinës së kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”.

Rama ndau gjithashtu disa foto nga sofra e gurtë e dialogut për të cilën shkruan se tashmë ky “vend është kthyer në destinacion turistik”.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi një tjetër hapësirë ndërveprimi me qytetarët, “Fol me Kryeministrin”, si një platformë e hapur 24 orë, përmes së cilës çdo qytetar mund të komunikojë dhe të ndajë mendimet e tij me Kryeministrin dhe qeverinë.

Duke iu referuar klimës së protestave dhe vështirësive në zhvillimin e dialogut, Kryeministri tha se teknologjia krijon një mundësi të re për komunikim të drejtpërdrejtë, shkëmbim informacioni dhe opinionesh, përmes një skuadre të dedikuar që do të ndjekë ndërveprimet në platformë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.