Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me dy shqiptarë në Davos të Zvicrës, që janë pjesë e ushtrisë zvicerane.
Rama në një postim në Instagram ka publikuar video me dy shqiptarët që janë pjesë e ushtrisë zvicerane. Njëri është nga Kosova dhe tjetri nga Presheva.
Kryeministri shqiptar tha se Zvicra mbrohet nga shqipet, të cilët quheshin Flurim dhe tjetri Bujar.
Rama po qëndron në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit.
Më poshtë keni postimin e tij.